Ndërlidhjet

Kabul: Koalicioni ka vrarë shumë militantë


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara njoftoi sot se forcat e tij kanë vrarë më se 100 militantë gjatë katër ditëve të luftimeve në provincën Helmand në Afganistan.

Sipas koalicionit, militantët duke përdorë armë automatike dhe granata kur kishin sulmuar patrullat e përbashkëta të trupave afgane dhe të koalicionit prej të hënës e deri sot.

Pjesëtarët e patrullave ishin përgjigjur me të shtëna dhe kishin kërkuar mbështetje ajrore.

Në njoftim, poashtu, thuhet se nuk ka raporte për viktima në mesin e forcave të koalicionit, ndër ato afgane apo ndër civilët.
XS
SM
MD
LG