Ndërlidhjet

Afër 70 të vdekur nga stuhia Gustav


Stuhia tropikale e quajtur Gustav, ka shkaktuar vdekjen e pothuaj 70 personave pasi kaloi nëpër Karaibe.

Stuhia i është drejtuar New Orleansit dhe fushave të naftës në Gjirin e Meksikos, ku pritet të shndërrohet në uragan të madh javën e ardhshme.

Zyrtarët në shtetin amerikan të Luisianës u kanë thënë banorëve që të përgatiten për evakuim të mundshëm.

Misisipi fqinj ka deklaruar gjendje emergjente.
XS
SM
MD
LG