Ndërlidhjet

Ndërrohet komanda e KFOR-it


Nga sot në krye të forcave paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) u vu gjenerali italian Giuseppe Emilio Gay.

Transferi i komandës nga gjenerali i deritashëm Xavier Bout De Marhnac u bë në një ceremoni, kur morën pjesë përfaqësues të lartë të NATO-s, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Marhnac ka qenë komandant i KFOR-it për një vit, ndërsa gjenerali Gay është i 13-ti me radhë që udhëheq këtë mision.

Në Kosovë aktualisht gjenden 16 mijë pjesëtarë të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG