Ndërlidhjet

UNHCR: Mijëra të zhvendosur arritën në Gori


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë thotë se mijëra njerëz janë larguar nga fshatrat e tyre në në zonat e sigurisë ndërmjet qytetit gjerogjian Gori dhe Osetisë Jugore, për shkak të raporteve për keqtrajtime nga ana e militantëve.

Zëdhënësja e kësaj organizate, Helene Cuax, tha se afro 2300 vetë janë regjistruar si të zhvendosur të brendshëm në Gori dhe 800 prej tyre janë vendosur në një kamp me tenda.

Sipas saj, shumë prej atyre që arrijnë në Gori, flasin për keqtrajtime nga militantët dhe vjedhje të pasurisë së tyre.

Njëherësh, organizata Human Rights Watch tha se hulumtuesit e saj "personalisht kishin parë militantët e Osetisë duke vjedhur dhe djegur fshatrat gjeorgjiane" në rajonin Osetia Jugore.

Rachel Dember nga kjo organizatë tha se shkatërrimet në fshatrat përreth kryeqytetit të Osetisë Jugore, Tskhinvali, ishin shkaktuar nga djegia e qëllimshme, e jo nga luftimet.
XS
SM
MD
LG