Ndërlidhjet

McCain zgjodhi Sarah Palin për nënpresidente


Kandidati republikan për president amerikan, John McCain, e ka zgjedhur guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin, për zëvendës presidente të tij.

Shpallja u bë në një tubim të mbështetësve të partisë Republikane në Ohajo.

Zonja Palin tha se do të bëjë "çdo gjë të mundshme" nëse ajo zgjedhet zëvendës presidente. Ajo është 44 vjeçare dhe ka pesë fëmijë. Ajo është guvernatorja e parë femër e Alaskës.

Zyrtarë të fushatës së senatorit republikan, John McCain, thonë se zonja Palin ka të arritura në realizimin e ndryshimeve dhe reformave dhe se ajo është "lidere në luftën për ta bërë Amerikën të pavarur në aspektin energjetik".

Në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 4 nëntor, rival i zotit Mccain do të jetë senatori demokrat, Barack Obama.
XS
SM
MD
LG