Ndërlidhjet

Lajn: Mali i Zi të njohë Kosovën


Ambasadori i Britanisë së Madhe në Malin e Zi Kevin Lajn ka deklaruar se tash është koha që Podgorica të njohë pavarësinë e Kosovës.
Në intervistën për gazetën "Pobjeda" ambasadori britanik ka shfaqur shpresën se Mali i Zi do të njohë Kosovën para samitit të Bashkimit Evropian që mbahet në shtator.
"E kuptojm që çështja e Kosovës është shumë e ndjeshme për Malin e Zi dhe për marrëdhënjet me Beogradin dhe Prishtinën, por besojmë se tash është çasti më i duhur që Mali i Zi të njohë Kosovën", ka thënë ambsadori britanik Kevin Lajn.
XS
SM
MD
LG