Ndërlidhjet

Kërkohet zbardhja e fatit të të pagjeturve


Në Ditën ndërkombëtare të të pagjeturve, familjarët e personave të pagjetur dhe të zhdukur në Kosovë, kërkuan nga institucionet vendëse dhe ndërkombëtare, që të bëjnë më shumë presion ndaj Beogradit për zbardhjen e fatit të 1.938 personave, të cilët konsiderohen të pagjetur që nga përfundimi i luftës.

Në tubimin e sotëm në Prishtinë, familjarët dhe të afërmit e personave të pagjetur, kanë kërkuar më shumë angazhime nga institucionet, që të zbardhet fati i personave të pagjetur të luftës. Tubime të ngjashme, janë mbajtur edhe në disa vendbanime të tjera të Kosovës.
XS
SM
MD
LG