Ndërlidhjet

Brown: Perëndimi nuk do lëshojë pe ndaj Rusisë


Kryeministri britanik Gordon Brown ka thënë se Perëndimi nuk do të lëshojë pe ndaj Rusisë dhe u zotua për një rishqyrtim të plotë të marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë.

Ai i tha gazetës "Observer" se veprimet e Rusisë në Gjeorgji kanë vënë në pah nevojën urgjente për gjetjen e burimeve alternative për naftë dhe gaz.

Ai tha se do të kërkojë të hënën në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel , që Rusia të pranojë integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe të tërheqë trupat në pozicionet, që kishte para veprimeve ushtarake në Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG