Ndërlidhjet

Olmert, Abbas diskutojnë procesin e paqes


Kryeministri izraelit Ehud Olmert u takua sot në Jerusalem me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas për të diskutuar procesin e paqes.

Radioja izraelite njoftoi se Olmert po bën presion që një "marrëveshje kornizë" t'i prezantohet presidentit të SHBA-ve George Bush dhe Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice muajin e ardhshëm në Uashington.

Procesi i paqes formalisht rifilloi nën mbikqyrjen e Shteteve të Bashkuara nëntë muaj më parë, me qëllim të sigurimit të marrëveshjes paqësore deri në fund të këtij viti, por deri tash ka bërë pak përparim.
XS
SM
MD
LG