Ndërlidhjet

Hetohet vrasja e pronarit të website-it të opozitës


Prokurorët në Rusi thanë se kanë hapur një hetim preliminar pas vrasjes së pronarit të një faqeje opozitare në internet, derisa ishte nën arrest.

Njoftohet se Magomed Yevloyev është qëlluar pasi policia e kishte ndaluar kur kishte zbritur nga aeroplani, dhe pastaj ka vdekur në spital nga plagët e marra.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë kërkuar një hetim të plotë mbi vdekjen e Yevloyevi, i cili thuhet të ketë qenë një figurë udhëheqëse opozitare në Ingusheti.
XS
SM
MD
LG