Ndërlidhjet

Kabul: Vriten mbi 220 militantë


Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të tha se forcat afgane dhe ndërkombëtare kanë vrarë më shumë se 220 militantë në Afganistanin Jugor, gjatë luftimeve katërditëshe të javës së kaluar.

Thuhet se nuk ka viktima në mesin e koalicionit dhe trupave afgane.

Koalicioni tha se operacioni në provincën e Helmandit filloi, pasi që forcat afgane dhe ato të koalicionit ishin sulmuar vazhdimisht nga militantët.

Helmand është një strehë e fuqishme e militantëve talebanë.
XS
SM
MD
LG