Ndërlidhjet

Kryeministri i Japonisë dha dorëheqje


Kryeministri i Japonisë Yasuo Fukuda tha sot se jep dorëheqje në përpjekje për të thyer bllokadën politike në vend.

Fukuda është përpjekur të merret me parlamentin e përçarë, ku partitë opozitare e kontrollojnë dhomën e epërme dhe mund ta vonojnë legjislacionin.

Dorëheqja e tij nuk nënkupton automatikisht edhe zgjedhje të reja, por partia e tij Liberale Demokratike duhet të zgjedhë udhëheqës të ri dhe ta fitojë besimin e dhomës së poshtme, nëqoftëse dëshiron ta drejtojë koalicionin aktual qeverisës.
XS
SM
MD
LG