Ndërlidhjet

Cheney do të vizitojë Gjeorgjinë, Ukrainën


Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti amerikan Dick Cheney do të udhëtojë në Gjeorgji, Ukrainë, Azerbejxhan dhe Itali, ashtu siç ishte planifikuar.

Zëdhënësja Dana Perino deklaroi se pas takimit me presidentin George Bush, "nënpresidenti tha se udhëtimi i tij do të bëhet sipas planit".

Zyra për shtyp e nënpresidentit Cheney i tha Radios Evropa e Lirë se ai do të niset të martën, ndërsa të mërkurën do të arrijë në Azerbejxhan.

Të enjten, nënpresidenti pritet të vizitojë Gjeorgjinë, dhe ditën e njëjtë do të niset në Ukrainë, kurse gjatë fundjavës do të qëndrojë në Itali në një forum ekonomik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG