Ndërlidhjet

Putin: Do reagojmë 'qetë' ndaj anijeve të NATO-s


Rusia do të reagojë "qetë dhe pa histeri" ndaj rritjes së pranisë detare të NATO-s në Detin e Zi, deklaroi kryeministri rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Uzbekistan.

Moska vazhdimisht ka ngritur shqetësimet se NATO-ja ka tepër anije në Detin e Zi. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme tha sot se aty ndodhen dy anije amerikane, dhe nga një anije polake, spanjole dhe gjermane.

Zyrtarët amerikanë thonë se anijet e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe Gardës Bregdetare kanë sjellë ndihma humanitare në Gjeorgji pas luftës së shkurtër muajin e kaluar, kur forcat ruse hynë në Gjeorgji dhe i dëbuan trupat gjeorgjiane.
XS
SM
MD
LG