Ndërlidhjet

Lideri i Abkhazisë kërkon baza ushtarake ruse


Lideri i Abkhazisë, rajonit separatist të Gjeorgjisë. tha se qeveria e tij i ka kërkuar Rusisë që të vendosë baza ushtarake në territorin e saj për ta garantuar sigurinë.

Sergei Bagapsh tha se ai beson se "kërkesa do të hasë në përgjigje pozitive".

Javën e kaluar Rusia e njohu Abkhazinë si të pavarur.

Bagapsh tha se prania ushtarake ruse do të ishte modeste.

Ai tha se nuk shtrohet çështja që Abkhazia të bëhet bazë alternative për flotën e Detit të Zi, e cila aktualisht është e ankoruar në Ukrainë, dhe duhet të lëshojë portin Sevastopol deri në vitin 2017.
XS
SM
MD
LG