Ndërlidhjet

Rusi: Vritet edhe një gazetar në Kaukaz


Një gazetar prominent në republikën ruse të Dagestanit ka vdekur sot nga plagët që i mori në një sulm. Policia në kryeqytetin Makhachkala tha se dy persona të paidentifikuar dje kanë hapur zjarri drejt gazetarit Abdulla Alishayev ndërsa ai ndodhej në automjetin e tij. Alishayev njihej si kundërshtar i ekstremizmit islamik në Dagestan.

Ky është gazetari i dytë rus që vdes prej të shtunës, kur gazetari opozitar Magomed Yevloyev u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej në paraburgim në Ingusheti.

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje autoriteteve të Rusisë që ta hetojnë vrasjen e tij. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack e cilësoi "shumë shqetësuese" vdekjen e Yevloyev, i cili vdiq të shtunën nga një plumb në kokë.

Policia tha se ai ishte përpjekur t'i marrë armën policit, por grupet për të drejtat e njeriut besojnë se ai u vra për t'ia mbyllur gojën.
Ingushetia kufizohet me Çeçeninë dhe Osetinë e Veriut në Kaukaz.
XS
SM
MD
LG