Ndërlidhjet

Medvedev: S'kemi frikë nëse dëbohemi nga G 8


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha se Moska nuk frikësohet nëse dëbohet nga Grupi i tetë vendeve më të industrializuara të botës për shkak të krizës rreth Gjeorgjisë.

Në intervistën në televizionin rus, Medvedev i akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e, siç tha, "agresionit gjeorgjian", dhe i bëri thirrje Uashingtonit t'i rishikojë marrëdhëniet me Gjeorgjinë.

Ndërkaq në një prononcim për televizionin italian, Medvedev e paralajmëroi NATO-n se aleanca do të humbte më shumë nëse i rëndonte marrëdhëniet me Moskën.

Medvedev gjithashtu e quajti presidentin gjeorgjian Mikhail Saakashvili një "kufomë politike", dhe tha se Moska nuk e konsideron më lider të Gjeorgjisë.

Komentet e presidentit rus u bënë në prag të vizitës së nënpresidentit amerikan DickCheney në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG