Ndërlidhjet

Bruksel: PE kërkon tërheqjen e trupave ruse


Parlamenti Evropian i ka bërë një apel të fuqishëm Rusisë, që të "respektojë të gjitha zotimet e veta" dhe të tërheqë trupat sic parashihet me marrëveshjen për arëmpushim me Gjeorgjinë.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës i kërkon Rusisë të tërheqë trupat "plotësisht dhe menjëherë" nga Gjeorgjia dhe që të reduktojë forcat në rajonin e Osetisë Jugore dhe Abkhazi.

Po ashtu, Parlamenti Evropian dënoi plackitjet, që thuhet të kenë ndodhur nga forcat ruse dhe grupet separatiste të milicisë në Gjeorgji, si dhe kritikoi përdorimin e bombave thërrmuese nga forcat ruse dhe gjeorgjiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG