Ndërlidhjet

Kiev: Koalicion i ri qeverisës ose zgjedhje të reja


Ligjëvënësitë lojalë ndaj presidentit, Viktor Yushchenko, kanë shpallur se tërhiqen nga koalicioni qeverisës në Ukrainë, pasi kryeministrja Yulia Tymoshenko, është bashkuar me opozitën në kërkesën për reduktimin e autoritetit të presidentit.

Sipas ligjeve aktuale, aleanca e re qeverisëse duhet të formohet brenda 30 ditësh. Në të kundërtën, duhet të mbahen zgjedhjet e reja.

Kryeministrja Yulia Tymoshenko e ka mbështetur propozim ligjin e propozuar nga opozita, që e redukton autoritetin e presidentit, ndërsa e rritë atë të kryeministrit.

Këtë zhvillim në parlament, presidenti Yushchenko, e ka vlerësuar si jokushtetues.
XS
SM
MD
LG