Ndërlidhjet

Cheney viziton Ukrainën


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney pritet, që të rishfaqë përkrahjen amerikane për Ukrainën, kur t'i takojë liderët e ketij vendi sot në Kiev.

Cheney është në një turne në Kaukazin jugor dhe shtetet e Deti të Zi, që t'u japë përkrahje aleateve amerikane pas konfliktit, që Rusia pati me Gjeorgjinë në muajin e kaluar.

Që atëherë, presidenti ukrainas Viktor Yushchenko ka kërkuar anëtarësim të shpejtë në NATO, duke thënë se kjo është e nevojshme për ta mbrojtur vendin.

Vizita e Cheney-t vjen në mesin e një kaosi politik në Ukrainë.

Dy ditë më parë, Yushchenko njoftoi se koalicioni qeverisës ka pësuar kolaps.
XS
SM
MD
LG