Ndërlidhjet

Mendelson: Rusia të mos dënohet nëpërmjet OBT-së


Komisionari për tregti i Bashkimit Evropian, Peter Mendelson, thotë se Rusia nuk duhet të dënohet për aksionin e saj në Gjeorgji, me ngadalësimin e zhvillimeve për anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ai i tha agjencisë Reuters se "nuk është në interesin e askujt që Rusia të mbahet jashtë OBT-së bile as për një ditë më gjatë se sa është e pashmangshme".

Rusia është ende ekonomia më e madhe jashtë Organizatës Botërore të Tregtisë.

Zyrtarë të lartë të SHBA-ve kanë thënë se përpjekja 15 vjeçare e Rusisë për anëtarësim në OBT mund të rrezikohet për shkak të konfliktit ushtarak në Gjeorgji.

Kryeministri rus, Vlladimir Putin, tha se Rusia nuk sheh avantazhe për anëtarësim në OBT dhe mund t'i ngrijë disa përkushtime, që i ka bërë gjatë bisedimeve për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG