Ndërlidhjet

Cheney mbështeti synimet e Ukrainës për NATO


Zëvendës presidenti amerikan, Dik Çejni, arriti në Ukrainë dhe po takohet me zyrtarët më të lartë të këtij vendi. Zëdhënësja e administratës amerikane, Migan Michell, tha se zoti Cheney është takuar me kryeministren, Yulia Timoshenko dhe tha se Ukraina po ballafaqohet me "periudhë sfiduese" për shkak të Rusisë.

Pastaj, zëvendës presidenti Cheney u takua me presidentin, Viktor Yushchenko.

- Natyrisht, jemi të shqetësuar për mundësinë, që Deti i Zi rus, që ndodhet në territorin e Ukrainës, të shfrytëzohet për konflikte me palët e treta, pasi një mekanizëm i tillë, në mënyrë pasive e fut Ukrainën në konflikte të tilla ushtarake, tha presidenti Yushchenko në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me zotin Cheney.

Zëvendës presidenti Cheney shprehu mbështetje për synimet e Ukrainës, që të anëtarësohet në NATO, duke thënë se asnjë vend jashtë aleancës nuk duhet të ketë veto. Mëtutje ai theksoi se "Ukraina është i vetmi vend jashtë NATO-s që mbështet secilin mision të NATO-s nga Afganistani e deri në Kosovë".

Presidenti Yushchenko dhe kryeministrja Timosheno konsiderohen politikanë pro perëndimorë, përkundër dallimeve në çështjet e brendshme politike.
XS
SM
MD
LG