Ndërlidhjet

Kabul: Të vrarë - tetë telibanë dhe dy civilë


Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e sotme ajrore janë vrarë tetë talibanë të dyshuar dhe dy civilë.

Mendohet se cak i sulmeve të sotme ishte një komandant taliban (Mullah Faazel), për të cilin është raportuar se është vrarë gjatë këtyre sulmeve.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e ka konfirmuar incidentin, por ka theksuar se gjashtë militantë ishin vrarë, pasi ata kishin organizuar një pritë ndaj forcave afgane dhe atyre të koalicionit.
XS
SM
MD
LG