Ndërlidhjet

Presidenti i Turqisë do të qëndroj në Armeni


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, të shtunën do ta vizitoj Armeninë dhe kështu do të jetë presidenti i parë turk, që do ta vizitoj Armeninë, prej pavarësisë së saj nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Presidenti Gul do të qëndroj në Erevan për ta shikuar takimin kualifikues të futbollit për kampionatin botëror 2010, Armenia – Turqia, së bashku me presidentin e Armenisë, Serege Sarkissian.

Kjo vizitë e zotit Gul, paraqet hap kryesor drejt mbylljes së armiqësive, që kanë zgjatur pothuajse një shekull, lidhur me masakrën e armenëve nën perandorinë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Megjithqë, Turqia ishte ndër vendet e para që e pat njohur pavarësinë e Armenisë, të dy vendet fqinje nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
XS
SM
MD
LG