Ndërlidhjet

Rice arriti në vizitë historike në Tripoli


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, arriti në Tripoli të Libisë. Kjo vizitë është cilësuar si historike, pasi sekretarja Rice është zyrtari i parë i lartë amerikan, që e viziton Libinë, në 50 vitet e fundit.

Vizita e saj shënon ripërtritje të plotë të marrëdhënieve me Tripolin, që ishin ndërprerë në vitin 1981, kur Shtetet e Bashkuara e kishin cilësuar Libinë si mbështetës të terrorizmit.

Libia ishte në listën e sponsorizuesve të terrorizmit të Departamentit amerikan të shtetit, deri në dhjetor të vitit 2003, kur Tripoli shpalli tërheqje nga armatimi për shkatërrim masiv dhe nga terrorizmi.
XS
SM
MD
LG