Ndërlidhjet

Iraku kërkon shpjegime nga SHBA-të


Iraku do të kërkoj nga Shtetet e Bashkuara të shpjegojn dyshimet se Uashingtoni ka spiunuar zyrtarët e lartë të këtij vendi duke përfshirë edhe kryeministrin Maliki.
"Washington Post" ka raportuar se këto akuza janë bërë në librin e gazetarit të kësaj gazete Bob Wodward.
Zëdhënësi i qeverisë së Irakut ka thënë se "nëse kjo është e vërtetë, ajo reflekton mosbesimin".
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino ka refuzuar të komentoj raportimin e gazetarit Bob Wodward, ndërsa Stefën Hadlej, këshilltar për çështje të sigurisë nacionale të presidentit Bush, ka thënë se rrëfimi në "Washington Post" ka qenë "sëpaku jokomplet".
XS
SM
MD
LG