Ndërlidhjet

BE përpiqet të gjejë një mes ndërmjet SHBA-së e Rusisë


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Presidenca aktuale franceze e Bashkimit Evropian duket se po përpiqet që publikisht ta distancojë bllokun nga lëvizjet e Shteteve të Bashkuara për riforcimin e lidhjeve me fqinjët e Rusisë, siç janë Gjeorgjia dhe Ukraina. Mbrëmë, duke folur në mbyllje të ditës së parë të takimit të ministrave të Jashtënm të BE-së, minsitri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, tha se përgjigjja e BE-së ndaj krizës do të dallojë nga ajo e Washingtonit, duke paralajmëruar se BE-ja preferon qasje më pak konfrontuese.

Duke u përpjekur për t'u pozicionuar ndaj ringritjes së Rusisë, disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duket se nuk u pëlqen lëvizja e Shteteve të Bashkuara për forcimin e pranisë në rajonin e Kaukazit dhe po përpiqen ta gjejnë një vijë të mesme ndërmjet Washingtonit e Moskës.

Bernard Kouchner, ministër i Jashtëm i Francës, vend që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, hapur e shprehu mospajtimin e tij për perspektivën e qëndrimit konfrontues të projektuar nga zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, gjatë vizitës së tij në Gjeorgji dhe në Ukrainë.

Në këtë aspekt, zoti Kouchner Kushner tha:

"Natyrisht, zëvendëspresidenti Cheney ka një ndjenjë të mbrojtjes së popullit të Ukrainës dhe të Gjeorgjisë. Nuk jam aq i sigurt me këtë interpretim të veçantë të kuptimit të termit mbrojtje të popullit, me të cilën ai pati shumë sukses. Mendoj se ne duhet të jemi së bashku, për t'i shqyrtuar këto pikëpamje, pikëpamjet amerikane, dhe meqë ne jetojmë afër rajonit, e kemi politikën e fqinjësisë, ne duhet të bisedojmë për pikëpamjet tona pasi jemi afër Rusisë, një vend i madh dhe partner", tha Bernard Kouchner dhe shtoi se është "e qartë" se në situatën aktuale, "përgjigjja evropiane nuk është saktësisht e njëjtë me përgjigjjen amerikane".

Më tutje, duke e zgjeruar vizionin e strategjisë franceze, zoti Kouchner tha se Bashkimi Evropian dëshiron një "proces më të mirë" të menaxhimit të konfliktit, në të cilin "jo gjithmonë dikush duhet të jetë i obliguar t'i kërcënohet dikujt tjetër".

Sipas tij, kufijtë e Evropës janë po ashtu edhe kufijtë e Rusisë, të cilët nga ana tjetër, janë "shumë të rinj".

Ministri Kouchner foli edhe për një lloj "të realitetit kombëtar", i cili ka efekt në kufitjë e Rusisë, që mund apo nuk mund të jetë referencë për praninë e madhe të rusisht-folësve në Estoni, në Letoni, në Ukrainë dhe në Moldavi.

Komentet e zotit Kouchner, jo domosdoshmërish paraqesin balancin e opinionit brenmda BE-së, që, siç theskoi ai, mbeten të ndarë lidhur me Rusinë.

Por, koha e këtyre komenteve u jep atyre rëndësi më të madhe, meqë pas disa ditësh, presidenti francez, Nikolas Sarkozy, e fillon një mision të negociatave në Moskë dhe në Tbilisi.

Diplomatë të Bashkimit Evropian thonë se për t'iu shmangur perceptimit të dështimit, zoti Sarkozy, gjatë këtij misioni, duhet së paku të sigurojë tërheqjen e forcave të Rusisë nga Gjeorgjia, në një periudhë të shkurtër dhe kthim në linjat e para konfliktit në periudhë afatgjate.

Ai po ashtu duhet ta bindë Moskën që ta lejojë OSBE-në dhe monitorët e mundshëm të ardhshëm të BE-së, që të kenë qasje në të ashtuquajturat "zona të sigurisë", jashtë Osetisë Jugore dhe Abkhazisë dhe eventualisht edhe në të dy këto rajone.

Një diploamt i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se ministri i Jashtëm finlandez, Slexander Stubb, që e kryeson OSBE-në, ishte "shumë skeptik" lidhur me synimet e Rusisë, duke thënë se monitoruesit e OSBE-së po vazhdojnë të ballafaqohen me pengesa dhe se Rusia vazhdon ta pengojë kompletimin e misionit me 100 vëzhgues.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Paes, po ashtu tha se Rusia po e bllokon qasjen në "zonat e saj të sigurisë".

"Amasadorët e Estonisë, të Letonisë dhe ai i Suedisë në Tbilisi janë përpjekur që të shkojnë jo vetëm në Osetinë Jugore, por edhe te fshatrat e Gorit, por nuk janë lejuar nga rusët. Pra, kjo është dëshmi e qartë se përsëri Rusia nuk po e plotëson marëveshjen e armëpushimit dhe kuptohet, BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjnë presion të qartë ndaj Rusisë",
tha Urmas Paes.
XS
SM
MD
LG