Ndërlidhjet

Pekin: U diskutua për Korenë Veriore


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Korenë Veriore, Christopher Hill, sot në Pekin është takuar me përfaqësues të Kinës dhe të Rusisë, për shkak të shqetësimeve lidhur me atë që duket se paraqet vazhdim të punës së reaktorit atomik të Koresë Veriore.

Para disa ditësh, Pheniani shpalli se e ka ndalur shkatërrimin e kompleksit bërthamor në Yongbyon dhe se do ta shqyrtoj mundësinë e rindërtimit të tij, për shkak se Uashingtoni nuk e hoqi Korenë Veriore nga lista e zezë e terrorizmit.

Ky zhvillim paraqet pengesë të madhe për procesin për ndaljen e programit bërthamor të Phenianit, ku janë përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Japonia dhe Koreja Jugore. Në këto bisedime poashtu ishte e kyçur edhe Koreja Veriore.

Gjatë këtij procesi, që filloi në vitin 2003, Pheniani ishte pajtuar që ta ndalë centralin e tij atomik në Yongbyon.
XS
SM
MD
LG