Ndërlidhjet

Kabul: U vranë dy pjesëtarë të NATO-s


Forca ushtarake e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan sot njoftoi se dy ushtarë të aleancës janë vrarë nga kryengritësit në pjesën lindore të Afganistanit.

NATO-ja nuk ka dhënë informacione për kombësinë e ushtarëve të vrarë dhe detaje të tjera.

Shumica e ushtarëve në këtë hapësirë të Afganistanit janë amerikanë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se dy viktimat e fundit e ngritën në 195 numrin e usharëve ndërkombëtarë të vrarë në Afganistan këtë vit.
XS
SM
MD
LG