Ndërlidhjet

Vriten 10 kryengritës në Afganistan


Trupat afgane dhe ndërkombëtare kanë sulmuar një bazë militante në Afganistanin Lindor dhe kanë vrarë më shumë 10 persona që dyshohej të ishin kryengritës.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të tha përmes një deklarate se tre të tjerë të dyshuar janë arestuar gjatë operacionit të së shtunës.

Operacioni është drejtuar kundër bazës së grupimit taleban radikal Haqqani në provincën e Khost-it.

Rrjeti Haqqani udhëhiqet nga komandanti i njohur anti-sovjetik Jalaluddin Haqqani, për të cilin thuhet se mban lidhje të ngushta me liderin e talebanëve Mullah Mohammad Omar.
XS
SM
MD
LG