Ndërlidhjet

Rusi: Dy të vdekur nga rrëzimi i helikopterit


Një helikopter është rrëzuar sot në Smorensk, rajon perëndimor i Rusisë, duke lënë të vdekur dy persona dhe një të lënduar rëndë.

Një zyrtar nga Ministria për Situata Emergjente e Rusisë tha se helikopteri Robinson R44 është rrëzuar afër fshatit Kuzmino.

Aksidentet ajrore në Rusi janë shumë të shpeshta për shkak të pajisjeve të vjetëruara.

Tre njerëz kanë vdekur në rajonin malor të Uraleve, pas rrëzimit të helikopterit të tyre në muajin prill, dhe nëntë të tjerë po në aksident me helikopter, kanë vdekur në korrik në Siberi.
XS
SM
MD
LG