Ndërlidhjet

Venezuela e Rusia- ushtrime në Amerikë


Marina e Venezuelës ka thënë se për herë të parë në Amerikë, do të nisë manovra të përbashkëta me marinën ruse.

Zyrtarë të marinës venezueliane kanë thënë se ushtrimet janë të një rëndësie të madhe.

Njoftohet se 4 anije ruse dhe rreth një mijë marinarë do të marrin pjesë në ushtrimet në ujërat e Venezuelës nga 10 deri më 14 nëntor.

Në ushtrime përfshihen edhe forcat ajrore të Venezuelës dhe nëndetëset.

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez e ka forcuar atë, që ai e quan 'aleancë strategjike' me Moskën.
XS
SM
MD
LG