Ndërlidhjet

Richard Holbrooke viziton Kosovën


Ish emisari i SHBA për Ballkanin Richard Holbrooke ka nisur sot në Prishtinë një vizitë në Kosovë.

Pritet që Holbrooke gjatë vizitës të takojë udhëheqësit politikë dhe shkencorë të Kosovës.

Të hënën pasdite ambasadori Holbrooke do të vizitojë Universitetin e Prishtinës, ku do të mbajë një ligjëratë lidhur me zhvillimet politike në rajon dhe më gjerë.

Në agjendën e tij gjithashtu konfirmohet se do takojë presidentin Sejdiu dhe udhëheqësit tjerë të Kosovës.

Holbrooke njihet si kryearkitekti i Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje, si dhe u angazhua në dhënien fund të regjimit shtypës të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG