Ndërlidhjet

Shënojnë rritje tregjet evropiane dhe aziatike


Tregjet evropiane të aksioneve janë rritur pasi që qeveria amerikane mori nën kontroll kompanitë gjigante të kredive, Fannie Mae dhe Freddie Mac.

Edhe tregjet aziatike kanë shënuar rritje.

Kompanitë gjigante Fannie Mae dhe Freddie Mac menaxhojnë pothuajse gjysmën e tregut amerikan të kredive dhe kanë humbur miliarda dollarë gjatë krizës së hipotekave të shtëpive.

Sekretari amerikan i Thesarit Henry Paulson, ka thënë se bankrotimi i këtyre dy kompanive do të shkaktonte pasoja të mëdha për tregjet financiare në tërë botën.

"Falimentimi i tyre do të ndikonte në mundësinë e amerikanëve, që të marrin kredi për shtëpi, për vetura dhe kredi tjera konsumuese si dhe për financa të biznesit. Një falimentim do të ishte i dëmshëm për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Kjo është arsyeja pse kemi ndërmarrë këtë veprim", tha Paulson.
XS
SM
MD
LG