Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 2 ushtarë të NATO-s e 6 civilë


Një ushtar holandez, një kanadez dhe gjashtë civilë afganë janë vrarë nga shpërthime të ndara të bombave në rrugë, në jug të Afganistanit.

Dy ushtarët ishin pjesë e misionit të NATO-s- ISAF.

Ata u vranë të dielën në provincën e Kandaharit dhe të Uruzganit.

Ndërkaq, 6 civilët afganë janë vrarë sot, kur minibusi më te cilin udhëtonin, shkeli mbi bombat në rrugë në provincën e Zabulit.

Zyrtarët e NATO-s thonë se sulmet me bomba në rrugë janë ngritur 50 për qind në tetë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG