Ndërlidhjet

Bush i shpalli planet për trupat në Irak, Afganistan


Presidenti amerikan George Bush sot i shpalli planet për tërheqjen e rreth 8 mijë trupave amerikane nga Iraku deri në muajin shkurt, 2009, dhe dislokimin e mijëra ushtarëve tjerë amerikanë në Afganistan.

Bush tha se nëqoftëse siguria në Irak vazhdon të përmirësohet, reduktimet e mëtejme të trupave në Irak do të jenë të mundura në gjysmën e parë të vitit 2009, kur presidenti i ri do të jetë në detyrë.

Reduktimet në Irak pritet të qartësojnë rrugën për vendosjen e më shumë se 4 mijë trupave amerikane shtesë në Afganistan për t'i luftuar militantët talebanë.

Bush tha se Shtetet e Bashkuara presin që përbërja e Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit të dyfishohet brenda pesë viteve.
Presidenti Bush gjithashtu e përshkroi Pakistanin si frontin kryesor në luftën kundër terrorizmit, dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Pakistanin për ta përballuar këtë sfidë.
XS
SM
MD
LG