Ndërlidhjet

Hyseni apelon te vendet arabe të njohin Kosovën


Ministri i Jashtëm i Kosovës Skender Hyseni u ka bërë thirrje vendeve myslimane dhe arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Hyseni e bëri këtë apel në prag të nisjes së tij në Arabinë Saudite, ku në Jeddah do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu.

"Thirrja ime e vazhdueshme është që ta njhni Kosovën. Duke mos e njohur Kosovën, ju i mohoni asaj të drejtën për liri dhe prosperitet ekonomik", ka thënë Hyseni për agjencinë Reuters.
XS
SM
MD
LG