Ndërlidhjet

Pentagoni do vlerësojë nevojat e Gjeorgjisë


Pentagoni tha se do të dërgojë në Gjeorgji një ekip për të vlerësuar nevojën për rindërtimin e ushtrisë së saj, pas konfliktit Gjeorgji-Rusi.

Nënsekretari i Mbrojtjes, Eric Edelman tha se pas vlerësimit, SHBA-të do të rishqyrtojnë se si "mund të ndihmojnë rindërtimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe forcave të armatosura të Gjeorgjisë".

"Departamenti i Mbrojtjes do të dërgojë një ekip vlerësues në Tbilisi nga fundi i javës, që do të na ndihmojë t'i shqyrtojmë me kujdes nevojat legjitime të Gjeorgjisë dhe përgjigjen tonë", i tha Edelman Komitetit të Forcave të Armatosura në Senat.

Dje Moska tha se do të stacionojë 7.600 trupa në Osetinë e Jugut dhe Abkhazi, si dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me dy rajonet separatiste.
XS
SM
MD
LG