Ndërlidhjet

Filloi eksperimenti për origjinën e Universit


Në Zvicër sot ka filluar një eksperiment i madh ndërkombëtar i fizikës, i cili synon të shpjegojë origjinën e Universit.
Shkencëtarët kanë shkrepur tufën e parë të thërrmijave në një tunel të gjatë 27 kilometra, ku ndodhet makina e Madhe Përplasëse Hadron.

Përplasësi në vlerë prej 5 miliarda dollarë është dizejnuar për t'i shtypur pjesëzat së bashku, në mënyrë që të rikrijojë lëvizjet e Shpërthimit të Madh, teorisë që besohet se mund ta shpjegojë origjinën e Universit.

Kozmologët thonë se Shpërthimi i Madh apo i njohur ndryshe si Big Bang, ka ndodhur rreth 15 miliardë vite më parë, kur një objekt i vogël, i nxehtë dhe me dendësi tejet të madhe, ka shpërthyer dhe e ka shpërndarë materien, e cila pastaj është zgjëruar duke i krijuar yjet, planetet, dhe përfundimisht jetën në Tokë.

Eksperimenti po zhvillohet nëntokë në vendin ku ndodhet Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN) në kufirin franko-zviceran.

Janë dashur 20 vjet për përgatitjen e këtij eksperimenti tepër kompleks dhe më të shtrenjtin që është kryer ndonjëherë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG