Ndërlidhjet

Vendimi i OPEC-ut rrit çmimin e naftës


Çmimi i naftës është rritur në 104 dollarë për një fuçi, pasi që OPEC-u vendosi të ulë prodhimtarinë e naftës, në mënyrë, që të ndalë rënien e cmimit të naftës.

OPEC tha se ministrat e naftës së kartelit janë dakorduar të prodhojnë 28.8 milionë fuçi në ditë, 520 mijë fuçi më pak.

Në korrik një fuçi nafte e papërpunuar arriti në 147 dollarë, por prej atëherë ka rënë në rreth 100 dollarë.

Anëtarë të OPEC-ut janë Irani, Iraku, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Libia, Algjeri, Nigeria, Angola, Venecuela dhe Ekuadori.
XS
SM
MD
LG