Ndërlidhjet

HRW: Irani prin në ekzekutimin e fëmijëve


Human Rights Watch tha se Irani që nga janari i 2005-tës ka ekzekutuar 25 nga 32 fëmijët e dënuar me vdekje.

Ekzekutimet tjera janë bërë nga Arabia Saudite, Sudani, Pakistani dhe Jemeni.

Grupi tha se këto 5 shtete janë të vetmet shtete në botë, që ende implementojnë dënimin me vdekje për të miturit që e shkelin ligjin.

HRW u kërkoi qeverive botërore, që do të takohen në sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të akuzuar për krime.
XS
SM
MD
LG