Ndërlidhjet

Liban: Vritet një pjesëtar i opozitës


Një anëtar i opozitës pro-siriane në Liban është vrarë gjatë një sulmi me bombë mbi veturën e tij në lindje të Bejrutit.

Policia tha se bomba që e vrau Sheik Saleh Aridin, anëtar i Partisë Demokratike të Libanit, ishte vendosur në veturën e tij në fshatin Baissour.

Aridi ishte këshilltari kryesor i liderit pro- sirian Talal Arslan, që është rival politik i liderit anti- sirian Walid Jumblat.

Sulmi erdhi në më pak se një javë para bisedimve të planifikuara për ripajtim mes grupimeve rivale të Libanit.

XS
SM
MD
LG