Ndërlidhjet

Pakistani kritikon sulmet e koalicionit


Shefi i ushtrisë pakistaneze ka kritikuar ashpër sulmet e raportuara së fundi, të forcave të udhëhequra nga SHBA-të, të cilat kaluan kufirin nga Afganistani për të vënë në shënjestër militantët.

Në një deklaratë për media, gjenerali Ashfaq Kayani tha se "asnjë forcë e jashtme nuk lejohet të kryejë operacione brenda Pakistanit".

Ai po ashtu u zotua se sovraniteti dhe integriteti territorial i Pakistanit do të mbrohet më të gjitha mënyrat.

Në deklaratë thuhet se sulmi që thuhet të jetë kryer nga helikopterë amerikanë javën e kaluar në rajonin jugor të Pakistanit, ka lënë të vdekur civilë të pafajshëm.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes Bryan Whitman nuk e ka komentuar deklaratën e Kayanit, por tha se ushtria amerikane po punon ngushtë me Pakistanin sa i përket operacioneve ushtarake në rajonin kufitar.

XS
SM
MD
LG