Ndërlidhjet

Harland: Gjyqësia në veri të funksionoj sa më parë


Zëvendësi i parë i shefit të administratës së Kombeve të Bashkuara, David Harland, ka vlerësuar se mosfunksionimi i sistemit gjyqësor në veri të Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejtë.

Ai ka zhvilluar sot bisedime në Mitrovicë me kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Zveçanit dhe përfaqësuesit e gjyqësorit serb në veri të Kosovës.

"Ekziston një problem me mungesën e institucioneve të sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe duhet të punojmë që sa më shpejtë të rikthejmë funksionimin e sistemit gjyqësor", ka thënë Harland.
XS
SM
MD
LG