Ndërlidhjet

SHBA: Uragani Ike godet Teksasin


Uragani Ike me erë të fortë prej 170 kilometrash në orë, e ka goditur shtetin Teksas në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar vërshime të gjëra dhe dëme në hapësirat bregdetare.

Nga ky uragan janë shkaktuar valë deti që arrinin edhe 6 metra lartësi.

Është raportuar për vërshime të mëdha, ndërsa rajoni ka mbetur pa energji elektrike.

Uragani tash është drejtuar kah Hjustoni, qyteti i katërt për nga madhësia në Amerikë dhe porti i dytë më i madh.

Sekretari amerikan i sigurisë së brendshme, Michael Chertoff, e ka prëshkruar uraganin Ike si "potencialisht katastrofal", prandaj shërbimet emergjente janë në gjendje të gatishmërisë më të lartë.
XS
SM
MD
LG