Ndërlidhjet

Lavrov viziton Abkhazinë


Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pritet të vizitojë sot Abkhazinë, për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale diplomatike.

Moska i ka njohur Abkhazinë dhe Osetinë Jugore si shtete të pavruara.

Që të dyja janë rajone separatiste të Gjeorgjisë, ku Rusia i ka dërguar muajin e kaluar trupat, për të ndaluar përpjekjet ushtarake të Tbilisit, që t'i rimarrë ato.

Vizita e Lavrovit vjen një ditë pasi që trupat ruse u tërhoqën nga rajoni përreth portit gjeorgjian të Potit.

Kjo lëvizje është faza e parë e tërheqjes, e ndëmjetësuar nga Franca.
XS
SM
MD
LG