Ndërlidhjet

Irak: Pesë policë e humbën jetën


Pesë policë irakianë e kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e bombave të vendosura pranë rrugës në provincën Diyala.

Zyrtarët lokalë thanë se bombat që ishin mbjellë përgjatë rrugës kishin për shënjestër autokolonën e policisë në Jalawla, 95 km në veri të Bagdadit.

Provinca Diyala mbetet sfida kryesore e sigurisë në Irak, megjithëse dhuna ka shënuar rënie në pjesët tjera të vendit.
XS
SM
MD
LG