Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 16 militantë, plagosen 25


Forcat pakistaneze të sigurisë kanë vrarë të paktën 16 militantë të dyshuar dhe kanë plagosur 25 të tjerë në zonën fisnore Bajur në veriperëndimore të vendit, afër kufirit me Afganistanin.

Iqbal Khattak, zyrtar i qeverisë, tha se forcat e sigurisë kanë përdorur helikopterë, aeroplanë luftarakë dhe artileri të rëndë gjatë sulmeve ndaj pozicioneve të militantëve.

Më shumë se 100 njerëz, shumica e tyre militantë, janë vrarë në pesë ditët e fundit në rajonin fisnor Bajur, i cili dyshohet si strehë e liderëve të Al Kaedas.
XS
SM
MD
LG