Ndërlidhjet

Tronditet Wall Street


Wall Street po përballet me një tronditje, derisa kriza e kredive po intensifikohet.

Kompania investuese "Lehman Brothers", është në prag të bankrotimit, pasi që banka Barclays, tërhoqi ofertën për blerjen e firmës.

Mbi tjetrën kompani investitore, Merril Lynch duket se kontrollin do ta marrë Banka Amerikane.

Të dy kompanitë kanë pësuar dëme të mëdha në tregun e kredive dhe patundshmërive.

Në zhvillime tjera, një konzorcium i bankave ka njoftuar se do t'ua huazojë 70 miliardë dollarë kompanive financiare që kanë probleme.

Qëllimi është që të pengohet një panik mbarëbotëror në aksione dhe shkëmbime tjera financiare.
XS
SM
MD
LG