Ndërlidhjet

Ban dënon sulmin ndaj konvojit të OKB-së


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka dënuar fuqishëm sulmin vetëvrasës me bombë mbi një konvoj të OKB-së në Afganistan.

Vozitësi dhe dy mjekë lokalë janë vrarë në sulmin e së dielës në qytetin jugor të Spin Boldakut, që gjendet në kufi me Pakistanin.

Mjekët po punonin për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në një fushatë për vaksinimin me polio.

Në një faqe të tyre të internetit, talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG